KORONAVIRUSI/ Veliaj: Va rrimet do të zhvillohen, në celebrime vetëm nusja, dhëndrri dhe dë shmitarët, ja ç’të bëjnë ata që hipin në urbane

Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për pë rballimin dhe ndalimin e pë rhapjes së Coronavirusit në kryeqytet. Në mbledhjen e Shtabit të Eme rgjencave të Bashkisë së Tiranës, ku u diskutua për masat e marra për situatën në Tiranë, Veliaj prezantoi një sërë vendimesh të rëndësishme, duke filluar nga shkollat, transporti publik etj.

Advertisements

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me higjienën, ndërsa lajmëroi se krahas çerdheve dhe kopshteve, ka nisur edhe dezinfektimi i autobusëve urbanë. “Kemi filluar të marrim disa masa sa i takon edhe transportit publik. Po dezinfektojmë rrugët dhe autobusët, megjithatë më lejoni të sqaroj diçka: Njeriun nuk e inf ekton as rruga, as autobusi, por njeriu in fekton njeriun. Këshilla që dha sot kryeministri për higjienë personale është ABC-ja e rezistencës ndaj kësaj sfide që na ka ardhur në Tiranë. Ne po bëjmë dezinfektimin e rrugëve, e autobusëve, po një këshillë që vlen për të gjithë është ose të ecim, ose të përdorim biçikletën”, tha ai.

Duke u ndalur tek konviktet, Veliaj lajmëroi pezu llimin e përkohshëm të konvikteve gjer në rifillimin e mësimit. “Ka lindur nevoja që të shpjegoj një rregull që vlen si për shkollat, kopshtet e çerdhet, po ashtu edhe për konviktet. U kërkoj drejtoreshave të konvikteve që të komunikojnë se konviktet nuk do të funksionojnë. Pra, do të aplikojnë udhëzimin e qeverisë dhe urdhërin e Bashkisë së Tiranës për t’i mbyllur deri në datën 3 prill”, deklaroi ai.

Advertisements

Kreu i Bashkisë u shpreh se masa të forta do të merren edhe për celebrimet, ku përveç çiftit dhe dëshmitarëve të nevojshëm që kërkon ligji, nuk do të lejohen të tjerët. “Kam dhënë një porosi që në të 27 njësitë tona, përveç çifteve që detyrimisht duhet të celebrohen me dë shmitarët e tyre, çdo prani e tepërt familjarësh, kushërinj, dasmorësh, të ruhet për një moment tjetër. Nuk është ky momenti”, tha Veliaj, ndërsa bëri të ditur se në bashkëpunim dhe me komunitetet fetare do të ketë masa edhe për shërbesat. Lidhur me cer emonitë mor tore, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për k ufizime, veçanërisht të ritit të dhë nies së dorës.

“Ka disa aktivitete që tipikisht menaxhohen nga Bashkia e Tiranës siç janë shër bimet fun erale. Ka disa tradita shumë të mira shqiptare që ne shkojmë, bëjmë për njëri-tjetrin. Duke qenë se jemi në një situatë eme rgjente, duhet të shmangim zakonet e dhënies së dorës në tu bime të mëdha, kur ngush ëllojmë dikë, do të gjejmë mënyra të tjera për të shprehur ke qardhjen. Do të duhet që në çdo shërbim fun eral, si në Sharrë, edhe në Tufinë, të këshillojmë familjarët që ky nuk është momenti për të bërë ritualin e dhënies së dorës”, sqaroi më tej kreu i Bashkisë Tiranë.

Deklarata e Veliajt vjen disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të pr ekurit e parë, që tanimë janë i zoluar në ambientet e spitalit In fektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të an ullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vi zitave nëpër spitale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSa kapacitet ka Shqipëria për të përballuar Covid-19
Artikulli tjetërBasha: Prindërit që do kujdesen për fëmijët duhet të paguhen me kohë të plotë