Koronavirusi shfaqet edhe në Maltë, 12 vjeçarja e infektuar, ja gjendja e saj

Rasti i parë i koronavirusit në Maltë është zbuluar te një vajzë 12-vjeçare italiane që jeton në ishull, tha të shtunën Ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne.

Advertisements

Vajza rezultoi pozitive për koronavirusin dhe po merr trajtim në njësinë e sëmundjeve infektive të spitalit shtetëror, thanë autoritetet.

Ajo u kthye në fund të muajit të kaluar nga rajoni verior italian i Trentino, duke kaluar nëpër kryeqytetin Romë, me prindërit dhe motrën e saj dhe shfaqi simptoma të premten.

Advertisements

Gjendja shëndetësore e 12-vjeçares raportohet e mirë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSkandal në Kakavijë, termometrat nuk punojnë, i nxjerrin temperaturen qe nuk pritej qytetarit(Video)
Artikulli tjetërBabai i dhu noi nënën dhe ia hodhi nga ballkoni, vajza zbulon arsyen e konfliktit