Koronavirusi/ Rezulton e infektuar edhe një foshnjë 7.5 muajshe në Greqi, prindërit izolohen në karantinë

GREQI– Një foshnje 7.5 muajshe u diagnostikua me virusin vdekjeprurës, Covid 19 në Rodos. Ky është dhe rasti i parë i koronavirusit në ishullin e Rodos-it.

Advertisements

Foshnja u transportua në spitalin e Rodos-it një ditë më parë nga prindërit e tij, me simptoma virale dhe mostrat u morën në klinikën pediatrike për një ekzaminim duke rezultuar pozitive.

Familja ishte urdhëruar nga spitali që të qëndronte në shtëpi derisa të merreshin rezultatet e ekzaminimit.

Advertisements

Simptomat që kishte fëmija ishin të buta, por për shkak se ai kishte ethe, një test specifik për koronavirusin duhej t’i bëhej patjetër.Administratori i spitalit Gregoris Roumanis dhe autoritetet kompetente u informuan menjëherë dhe tashmë ka filluar një proces i zbatimit të masave për të ndaluar përhapjen e virusit në ishullin grek.

Burimi: in.gr

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHistoria e trishtë e 5 jetimëve: Kemi frikë mos na merr flakë kasollja
Artikulli tjetërGjithë vendi në ‘shtet-rrethim’! Askush nuk kujtohet për minatorët, të ngjeshur në galeri dhe ashensore, përhapja e covid-19 mund të jetë e frikshme