Koronavirusi/ Rama flet per radhen ne banka: Do të ketë tolerancë për ata që …

Kryeministri Edi Rama i bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën nga njëri-tjetri, ndërsa presin në radhë në markete apo banka. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama u shpreh se kjo do të ishte vetëvrasje dhe se do të “hidhte në plehra” sakrificën e bërë.

Advertisements

Po ashtu kryeministri sqaroi se do të ketë një tolerancë për ata persona që i kalon orari i përcaktuar për lëvizur, duke pritur radhën në bankë.

Ai u shpreh se ata do të mbarojnë punë në bankë dhe për t’i shpëtuar gjobës, mjafton t’i tregojë policit provën se ka qenë në bankë.

Advertisements

Pjesë nga intervista:

A keni një parashikim të përafërt? Një plan afatgjatë se ku mund të shkojnë rrethanat e tjera përkeqësuese?

Rama: Ajo që më alarmon është çdo shenjë shkujdesje nga qytetarët. Nëse kufizojmë oraret nga qytetaret, është e kuptueshme që do të ketë radhë në dyqane, për e pa tolerueshëm që të turremi të gjithë te dera. Ju lutem, mos hedhim në plehra një sakrificë kaq të madhe për kohën që duhet që të mbajmë radhë me distanca, jo grumbull, se po vrasim vete.

Ka njerëz që thonë se 2 orë është e pamjaftueshëm dhe detyrimisht do të ketë radha. A ishte kjo zgjidhja më e mirë?

Rama:E thonë sepse nuk i shikojnë avionët që hedhin bomba, ushtarët e armikut që qëllojnë ku munden, se ndryshe do bënin ato që janë të domosdoshme dhe do të ktheheshin në shtëpi. Për fat të mirë janë pakica, por e shfrytëzojnë orarin e lëvizjes për të dalë edhe pa arsye. Do të kishte më shumë njerëz që do të rrinin në radhën, nuk ka pikë dyshimi. Por njerëzit duhet të kuptojnë se nuk ka vlerë asgjë që bëjmë, nëse nuk rrimë në radhë me distancë. Sa i përket bankave, natyrisht që në sportelet e bankave, nëse ka njerëz që duhet ët mbarojnë punë, do të ketë tolerancë. Nëse kemi një orar në bankë, nëse ka njerëz që janë në radhë dhe erdhi ora 10, natyrisht që ka tolerancë për t’i shërbyer atyre.

Por dikush thotë, po dola nga banka pas orës 10, më ndalon policia e më vendos gjobë?

Rama: Kur shkon në bankë, ti ke provën që ke qenë në bankë dhe jo që ke qenë në xhiro. Ka një numër shumë të vogël shkeljesh dhe po vazhduam kështu, mos ta bëjmë si kombëtarja që në fund ha golat, ne do të dalim mirë nga kjo histori

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKonfirmohet edhe një rast me coronavirus në Kosovë, shkon në 21 numri i të prekurve
Artikulli tjetër“Ritestimi”, Drejtoresha e ISHP jep lajmin e mirë: Dy prej të infektuarve me koronavirus rezultojnë negativë