Koronavirusi/ Në Elbasan nis dezin fektimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve

Në vijim të masave të marra për parandalimin e për hapjes së koronavirusit, Bashkia Elbasan ka nisur dezinfektimin e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Advertisements

Po ashtu, për të evituar grumbullimet e njerëzve në ambiente të mbyllura është ndryshuar procedura e trajtimit te qendrat ditore. Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, personat që përfitojnë nga trajtimi ushqimor në këto qendra, do t’u dërgohet ushqimi në banesa.

Në kuadër të masave paranda luese gjithashtu gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin e institucioneve, transportit publik, shërbimit taksi dhe tregjeve.

Advertisements

“Qytetarë evitoni qëndrimin në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz. Evitoni panikun, ky është thjesht një virus që kërkon më shumë higjienë dhe kujdes. Për çdo simptomë të ngjashme me ato të koronavirus, qëndroni në shtëpi dhe telefononi 127”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid 19 në Shqipëri, nëndetësja turke anulon vizitën
Artikulli tjetërAksi dent në Vlorë/ Makina për plas motorin, ka te pla gosur