Mosha mesatare e viktimave është 78 vjeç dhe shumë prej tyre kishin sëmundje të mëparshme. Por virusi ka vrarë edhe 15 njerëz të shëndetshëm
Advertisements
Nga Federico Giuliani, IlGiornale
Një raport i hollësishëm dhe i thelluar, që analizon viktimat e koronavirusit të ri në Itali, nxjerr në pah edhe karakteristikat e tij: ky është studimi më i fundit nga Instituti i Lartë i Shëndetit.
Advertisements
Studimi i ILSH analizoi 6801 nga 10023 viktimat e regjistruara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë e deri më sot (dje). Informacioni që doli, përveçse është interesant nga pikëpamja shëndetësore, na jep indikacione se cilat janë subjektet më të rrezikuara.
Por cili është identikiti më i zakonshëm i viktimave?
ILSH tregon se mosha mesatare e pacientëve me koronavirus, që vdiqën nga infeksioni, është 78 vjeç. Grupmosha në të cilën vdesin më shumë njerëz varion nga 70 deri në 89 vjeç. Numri i grave të vdekura që janë marrë në shqyrtim është 2012, pra 20.6 përqind e totalit. Mosha mesatare e tyre është më e lartë se e burrave: 82 vjeç në krahasim me 78 për burrat.
Një tjetër e dhënë e rëndësishme, e analizuar nga ILSH, lidhet me analizat e kryera mbi 710 të vdekur me sëmundje kronike në të shkuarën, domethënë të diagnostikuar përpara infeksionit. Në mesin e atyre që nuk arritën të fitojnë betejën me infeksionin, numri mesatar i patologjive të zbuluara është 2.7. Vetëm 15 persona nuk kishin sëmundje të mëparshme. 151 kishin vetëm një, 184 kishin dy dhe 360 ose 50.7 përqind, kishin tri ose më shumë sëmundje.
Cilat janë sëmundjet më të zakonshme? Më të shpeshtat janë hipertensioni, diabeti mellitus dhe sëmundjet e zemrës. ILSH ilustroi gjithashtu edhe simptomat më të zakonshme të vërejtura te njerëzit e shtruar në spital dhe që kanë ndërruar jetë më vonë. Temperatura dhe vështirësitë në frymëmarrje vijnë së pari, më pas kolla, diarreja dhe gjak i përzier me kollë. 6.4 përqind e njerëzve nuk kishin simptoma në kohën e shtrimit në spital.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!