Koronavirusi/ Identifikohen 100 persona që hynë nga Italia dhe s’u vetëiz oluan, Policia dhe ushtria vijojnë kontrollet në terren

Deri më tani janë idenë identifikuar 100 persona, të ardhur nga Italia, të cilët nuk janë vetëizo luar, të paktën për 14 ditë.
Policia e Shtetit së bashku me ushtrinë ka identifikuar deri më tani 100 persona që kanë ardhur nga Italia javët e fundit dhe nuk janë vetëizo luar për 14 ditë. Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj ka deklaruar në emisionion “Opinion” se personat janë gjetur në Tiranë, Durrës, Fier dhe në Shkodër, në makina dhe kafene. Ata janë shoqëruar nga policia në shtëpi dhe janë këshilluar që të mos dalin. Po kështu ata do të rikontrollohen nëse vijojnë të qëndrojnë brenda banesave të tyre.

Advertisements

“Deri në këto momente, nga ora 17:00 dhe deri tani janë identifikuar mjaft persona që kanë ardhur nga Italia në periudhën 2-javore. Në Durrës, në Tiranë, në Fier, në Shkodër janë identifikuar persona nga këto kontrolle. Dhe është një numër që i kalon 100 persona. Durrësi, Tirana, Fieri, Shkodra dhe po t’i mbledhësh të gjitha janë 100 persona që kanë hyrë 2 javët e fundit nga Italia” , u shpreh Dervishaj.Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë. Ndërkohë Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura janë në terren për të kontrolluar të gjithë njerëzit që kanë ardhur së fundmi nga Italia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTrump pezullon për 30 ditë udhëtimet nga Europë për në Amerikë
Artikulli tjetërKoronavirusi/ Pas 70 ditësh në Wuhan festohet, spitali nxjerrë pacientin e fundit