Bashkia e Elbasanit ka anuluar aktivitet e planifikuara me rastin e Ditës së Verës, në vijim të masave të marra për koronavirusin në vend.
Advertisements
Sipas Bashkisë, kjo masë merret për të evituar grumbullimet në mënyrë për të shmangur përhapjen e vi rusit.Po ashtu, njoftohet se nga nesër nis dezinfektimi i të gjitha ambienteve të institucioneve arsimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për rifillimin e procesit arsimor.
Në vendin tonë janë konfirmuar zyrtarisht dy rastet e para me koronavirus, ndërsa është dhënë urdhër për mbylljen e të gjitha shkollave deri më 23 mars, si dhe janë pe zulluar deri në 3 prill të gjitha aktivitetet kulturore e sportive.
Advertisements
Njoftimi i Bashkisë së Elbasanit:
Bazuar në urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 135, datë 09.03.2020 të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike do të mbyllen për një periudhë dy javore për të pa randaluar përhapjen e coronavirusit.
Po ashtu janë pez ulluar deri në 3 Prill të gjitha aktivitetet kulturore e sportive.
Nisur nga kjo situatë, Bashkia e Elbasanit njofton pezullimin e të gjithë aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës.
Për të evituar grumbullimet dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, festimet do të pe zullohen, por elbasanasit do ta festojnë festën e tyre tradicionale pranë familjeve.
Në kuadër të masave të mëtejshme mbrojtëse, Bashkia e Elbasanit bën me dije se nga nesër nis dezinfektimi i të gjitha ambienteve të institucioneve arsimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për rifillimin e procesit arsimor.
Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë do të nisë menjëherë dezinfektimi i kontenierëve të mbeturinave në qytet e fshat.
Po ashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri në datë 3 Prill, Qendra Kulturore e fëmijëve, Teatri “Skampa” dhe Qendra Komunitare rome.
Bashkia e Elbasanit garanton qytetarët për cilësinë e ujit të pijshëm. Uji i pijshëm garanton të gjitha standardet për konsum, janë marrë të gjitha masat për cilësinë e tij. Analizat e ujit të pijshëm janë të përditshme dhe të çertifikuara.
Bashkia e Elbasanit do të ketë komunikime të vazhdueshme me qytetarët për çdo masë të marrë në vijimësi, përmes rrjeteve sociale, faqes zyrtare dhe mediave lokale.
Bashkia e Elbasanit do të krijojë lehtësira për punonjësit e saj që kanë fëmijë të vegjël për t’u kujdesur.
Të dashur qytetarë, kjo nuk është situatë për panik, por një situatë për t’u kujdesur më shumë për shëndetin dhe higjienën personale.
MOS NEGLIZHONI këshillat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Për çdo simptomë, të ngjashme me ato të coronavirus TELEFONONI NR.127.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!