Kompani të ndryshme në mbarë botën po punojnë që të gjejnë një ilaç që trajton pandeminë e koronavirusit ose të krijojë vaksinën.
Advertisements
Qeveria amerikane ka kontaktuar firmën ‘Johnson&Johnson’ për të zhvilluar vaksinën për koronavirusin duke ofruar shumën 456 milionë dollarë.
Kjo është kontrata më e madhe për zhvillimin e vaksinës, raporton Forbes.
Advertisements
Si pjesë e së njëjtës kontratë, kompania farmaceutike Janssen, pjesë e ‘Johnson&Johnson’ me bazë në Shtetet e Bashkuara është paguar për të punuar për një anti-viral që trajton infeksionin e rëndë.
Ndryshe nga të tjerët, ‘Johnson&Johnson’ nuk i ka filluar provat klinike as për vaksinën, as për anti-viralin por pret që të bëjë prova tek njeriu në shtator.
Firma e ka mbështetjen e administratës Trump, por pavarësisht shpejtësisë, vaksina nuk do të jetë gati deri në vitin 2021.
Johnson & Johnson po bashkëpunon me me Autoritetin e Kërkimit dhe Zhvillimit Biomjekësor dhe të Avancuar (BARDA) për të krijuar ilaçin.
BARDA po drejton ekipet për të krijuar ilaçe dhe vaksina për koronavirusin, i cili ka infektuar më shumë se 140 mijë amerikanë.
Johnson & Johnson po përputhet me investimet e qeverisë në përpjekjet e saj për hulumtim dhe zhvillim duke e çuar në 1 miliard dollarë buxhetin total për projektet e ndaj Covid-19.
Kompania është duke rritur kapacitetin e saj të prodhimit të me qëllimin që të bëjë një miliard doza të vaksinës së koronavirusit./a.m/noa.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!