“Kjo luftë do të zgjasë”, vdes mjeku në Francë nga COVID-19/ Mesazhi prekës i djalit: Babai ishte në pension, por doli të ndihmonte kolegët

“Vala është këtu. Kjo është një luftë, ajo do të zgjasë. Mbroni më të dobëtin dhe sistemin tonë shëndetësor, por gjithashtu menaxhoni ‘stresin’ e shoqërisë dhe të përgatiteni për të përballuar një krizë të paparë financiare, një krizë në ekonominë reale”, kështu u shpreh presidenti i Francës, Emmanuelle Macron në një deklaratë për mediat, referuar shpërthimit të koronavirusit.

Advertisements

Pandemisë e koronavirusit, tashmë ka vrarë më shumë se 560 njerëz në vend, ndërsa i ka marrë jetën edhe një mjeku.

Vdekja e parë e një mjeku në Francë

Advertisements

Një mjek humbi jetën, pasi u infektua me koronavirusin e ri, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, duke shtuar se ishte se kjo ishte vdekja e parë në rangh mjekësh në Francë.

Viktima është një mjek urgjence nga Compiègne, në Oise, një nga departamentet e para që është prekur masivisht në Francë. Mjeku humbi jetën pas transferimit të tij në Lille.

Djali i viktimës tha sot: “Babai im sakrifikoi veten. Ai ishte në pension dhe mund të ishte ndalur, por ai vazhdonte të vinte sepse gjithmonë dëshironte të ndihmonte kolegët e tij. Ai punoi sepse e donte, ishte jeta e tij. Kjo është e padrejtë. Jemi të trishtuar dhe të zemëruar”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak​Merr koronavirusin nga dashnorja/ Tani është në izolim me gruan e tij
Artikulli tjetërKryetari i Nju Jorkut e jep lajmin e keq: Karantina mund të zgjasë deri në 9 muaj