Kërkoi mbylljen e lokaleve, Blendi Fevziu kërcënohet me SMS nga pronari i klubit të natës

Mbrëmjen e së martës gazetari i njohur Blendi Fevziu, u bëri thirrje autoriteteve dhe qeverisë në emisionin që moderon, që të marrin masa të forta për koronavirusin, ku ndër të tjera bëri thirrje që të mbyllen kafenetë dhe lokalet.

Advertisements

Fevziu tregoi mbrëmjen e së mërkurës se si është kërcënuar me SMS nga një person, i cili sipas tij është pronari i një klubi nate.

Ai tha:

Advertisements

Dje më shkruante një pronar klubi nate, më thoshte po na prish biznesin të të vijë turp. Në vend t’i vijë atij turp, që për pesë lek të qelbura po çdo shqiptarët drejt vdekjes, më thotë mua të të vijë turp, pse kërkon të mbyllen lokalet. Shtonte dhe ca fjalë të tjera, por për ato fjalët e tjera mund ta marrë përgjigjen më mirë.

Kujtojmë këtu që sot u vendos mbyllja e të gjithë lokaleve, klubeve, diskove, palestrave dhe vendeve ku ka grumbullime të njerëzve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Sipas informacioneve zyrtare, në Shqipëri ka arritur në 15 numri i të prekurve.

Një grua 73-vjeçare nga Durrësi, e cila ishte kthyer nga Italia, ishte viktima e parë e koronavirusit në Shqipëri.

Ajo ndërroi jetë mesditën e së mërkurës, pasi gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua. E ndjera vuante edhe nga sëmundje kardiovaskulare dhe pulmonare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas Tiranës dhe Durrësit edhe Elbasani fillon me mb ylljen e lokaleve
Artikulli tjetërMjeku italian pretendon se ka gjetur kurën: Dy pacientë…