Kafeja shërbehet me lopatë e mjekët ia marrin valles, shqiptarët s’i tremb koronavirusi dhe nisin humorin në rrjet, si t’u shpëtosh borxheve: Jam në karantinë

Edhe pse zyrtarisht janë bërë publikë dy të pr ekurit e parë nga koronavirusi, rrjetet sociale kanë filluar të mbushen me foto dhe video që tregojnë humorin e shqiptarëve, edhe në këto ditë p aniku.
Shqiptarët e kanë marrë me mjaft sportivitet mbërritjen e Covid-19 në vendin tonë. Edhe pse zyrtarisht janë bërë publikë dy të pr ekurit e parë nga koronavirusi, rrjetet sociale kanë filluar të mbushen me foto dhe video që tregojnë humorin e shqiptarëve, edhe në këto ditë paniku. Në një video të publikuar nga një faqe në Instagram me emrin “Argjiro”, shihet se si një kamarier e shërben kafenë me maskë dhe me një lopatë, duke qëndruar kështu më larg se dy metra nga klienti dhe duke u mbrojtur nga koronavirusi.

Advertisements

View this post on Instagram

Kafe në kohë koronavirusi

A post shared by Me Ritmin E Ngjarjes (@dosja.al) on

Në një tjetër video të publikuar nga një faqe në Facebook, shihet se si disa mjekë të maskuar hedhin valle. Në fakt, videoja është xhiruar në Iran, por ata që e kanë edituar kanë future në sfond valet shqiptare, si duke dashur të tregojnë që Shqipëria nuk është aspak e trembur nga ky virus dhe e pret me kërcim.

Advertisements

Por fantazia nuk ka mbaruar me kaq. Një tjetër video që qarkullon në rrjetet shihet teksa një person ndjke një tjetër. Ai që ndiqet supozohet të jetë shqiptar, ndërsa tjetri koronavirusi. Pavarësisht se ky i fundit vrapon shumë shpejt nën ritmin e këngës “Gasollina” të Daddy Yanke, nuk e kap dot shqiptarin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Me motrën e vd ekur shtrirë mbi krevat” – i riu italian bën thirrje të dës hpëruar për ndihmë. Kërkon t’i bëjë ceremoninë mortore
Artikulli tjetërMe çfarë po trajtohen të infektuarit me Covid-19? Drejtoresha e Infektivit jep detaje