“Ju nuk e keni idenë se çfarë bëhet në Shqipëri”/ Enkel Demi i mbyll gojën ministrit të Ramës

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ka pasur një debat të fortë, sot në emisionin “Abc e Mëngjesit” me Enkel Demin.

Advertisements

Gjatë bisedës në studio, moderatorin Enkel Demi disa herë ka kapur “mat” ministrin e Ramës, ndërsa ky i fundit tentonte t’i shmangej pyetjeve.

Duke u rikthyer pas në kohë, ndërsa kujtonte vitet ’90, Eduard Shalsi tha se në atë kohë shqiptarët nuk u ngritën për parime demokratike, sepse sipas tij as nuk e dinin çfarë ishte demokracia.

Advertisements

“Ne në vitet ’90 nuk u ngritëm për parime demokratike, por nuk na linin të mbanim flokë të gjata, të dëgjonim muzikë apo të shikonim filma. Ne nuk kishim liritë bazë, ne nuk e dinim çfarë ishte demokracia”-tha Eduard Shalsi.

Më tej, ndërhyri Demi, i cili theksoi se “Jemi ngritur kundër ish-sigurimsave. Ndërsa sot ish-sigurimsat i keni drejtorë, oficerë të sigurimit të shtetit, etj. Janë me emra të deklaruar. Kjo është qeveria juaj”.

Por, Eduard Shalsi tentoi ti shmangej bisedës, ndërsa tha se “Shqipëria nuk kër cënohet nga komunizmi, ai është fantazëm”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Demit, i cili iu drejtua duke thënë se “Ju nuk e dini fare se ca bëhet në Shqipëri”./ CNA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSka ndali se*sual/ Bill Clinton rrëfen si kurrë më parë arsyen pse kryente marrë dhënie me Monica Lewinsky-n
Artikulli tjetërDy lidhje paralelisht, njëri prej tyre e zbuloi. Pas kërc ënimit me pamjet në momente int ime, 19-vjeçarja u përdh unua në grup