Jeton në Lombardi, flet babai shqiptar i foshnjës së in fektuar me koronavirus: I kam binjakë, djali doli pozitiv, vajza jo. Kishte shumë temperaturë, po e mbaj me antibiotikë

Luan Sulejmani tregon se si e mësoi që fëmija i tij është mba rtës i vi rusit dhe se si po arrijnë ta përballojnë këtë situatë të pazakontë, me të cilën po ndeshet njerëzimi.

Advertisements

Luan Sulejmani është një emigrant shqiptar që jeton në ‘zemrën’ e koronavirusit, në Lombardi të Italisë. Emigranti rr ëfen për “Shekulli”-n përjetimet e një prindëri, i cili foshnja 4 muajsh i është pr ekur nga koronavirus. Në fjalën e tij ai tregon se si e mësoi që fëmija i tij është mbartës i vi rusit dhe se si po arrijnë ta përballojnë këtë situatë të pazakontë, me të cilën po ndeshet njerëzimi. Ai thotë se djali i është in fektuar, ndërkohë vajza e cila është binjake me të, nuk ka rezultuar e infektuar. Në këtë r rëfim, të vështirë dhe aspak të lehtë për situatën në të cilën ndodhemi, Luani tregon se si u shfaq fillimish vi rusi në trupin e fëmijës. “Djali kishte temperaturë gjatë natës. I dhamë tre herë Paracetamol. Temperatura i ngrihej dhe i ulej. Nga dreka e dërgova në ur gjencë. Infermierët që erdhën për ta marrë, nuk dyshonin se mund të ishte i in fektuar nga koronaviursi. Më pas më thanë që nuk mund të jetë kjo, pasi nuk i kishte shenjat e virusit”, tregon ai.

Dyshimet

Advertisements

Emigranti, thotë se si fillim mjekët kishin dyshuar për një in feksion në urinë. “Më thanë që nuk mund të ketë vi rus, pasi nuk ka shenja të tij. Dyshonin për in feksion në urinë”, rrëfen ai. Më tej shpjegon se gjendja e tij nuk po stabilizohej, duke i detyruar mjekët që t’i bënin tamponin. Dhe ndodhi ajo që i trembshin më shumë prindërit. Luani thotë se djali doli pozitiv me koronavirus. “Nuk më besohej atë ditë, kishte vetëm temperaturë. I bënë tamponin dhe doli pozitiv. Ne kishim lexuar dhe dëgjuar që fëmijët nuk i prek, por ja që e kishim ditur gabim deri në atë moment”, thotë ai për “Shekulli”-n.

Gjendja shëndetësore

Luani thotë se jeton në zonën më të prekur të Italisë, në Codogno, Lombardi dhe se është e pamundur që dikush të jetë i pa infektuar. “Unë besoj se ne jemi të gjithë të pr ekur nga virusi “. Ndërkohë bën me dije se shëndetit i djalit të tij është përmirësuar tani dhe se që prej ditës së djeshme e kanë nxjerrë nga dhoma e iz olimit dhe e mbajnë në shtëpi. “5 ditë e mbajtëm në spital të izoluar me antibiotikë. Tani e kam në shtëpi. Falë Zotit ai është mirë me pak simptoma që kanë kaluar, ne të gjithë këtej mund të jemi të inf ektuar sepse jetojmë në zonën më të in fektuar të Italisë dhe pikërisht në pallatin më të in fektuar pa asnjë lloj simptome”, deklaron ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEinxhel Shkira ‘chat’-on me Ramën, zh vishet në bikini e me birrë në dorë i dërgon SMS: I kam rrjepur duart, mos ki merak
Artikulli tjetër“Përqafomë”/ Emocionuese, banorët e Napolit këndojnë së bashku nga ballkonet e shtëpive