Itali/ Mbyllja e shkollave do vazhdojë, thyhet rekordi ditor kinez i vik timave

Kryeministri Italian Giuseppe Conte deklaroi se masat e marra nga qeveria për të luf tuar emergjencën e ko ronavirusit, edhe pse mjaft të ashpra, treguan se qenë të domosdoshme, pasi falë tyre sipas tij u arrit të shmangej ko lapsi I sistemit.

Advertisements

Për këtë arsye, mbyllja e shkollave dhe aktiviteteve tregtare do të zgjatet, u shpreh ai. Në Itali një ditë më parë u shënuan 475 vd ekje të reja brenda 24 orëve, një bilanc që theu edhe rekord ditor të Kinës, vendit ku u shfaq për herë të parë koronavirusi. Por nga sa pohojnë autoritetet italiane, pati dhe një boom të shëruarish, 1.084, që do të thotë 37% më shumë sesa të martën.

Të prekurit janë 28.710. Masat aktuale u lejojnë italianëve të udhëtojnë vetëm për punë, për arsye shëndetësore ose emergjenca dhe janë në fuqi deri më 3 prill. Shumica e dyqaneve, përveç atyre që shesin ushqime dhe barna, duhet të mbeten të mbyllura deri në 25 mars. Deri tani, Italia ka mbi 2,900 të vde kur, ndërsa Kina – popullsia e së cilës është 23 herë më e madhe se e Italisë –raportoi për rreth 3,200 të vd ekur. Në Kinë ndërkohë nuk është regjistruar më asnjë rast in fektimi brenda kufijve’ 34 persona të prekur kishin ardhur të gjithë nga jashtë dhe janë vendosur menjëherë në karantinë.

Advertisements

Në përgjithësi, në vendet aziatike po shënohet një rënie e nivelit të in fektimeve të brendshme. Por vende si Koreja e Jugut, Kina dhe Singapori janë duke u përballur me një valë të dytë të ko ronavirusit, e cila është shkaktuar nga njerëz që e importojnë atë nga jashtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdodh në qendër të Tiranës/ Polici i shkon për kontroll, qytetari kërcen me muzikë latine
Artikulli tjetër“Evitoni çdo lëvizje”/ Ministria e Jashtme: Këto janë numrat e emergjencës brenda dhe jashtë vendit!