Itali, 601 viktima në 24 orë nga koronavirusi

Kurba e koronavirusit në Itali për të dytën ditë rresht ka shfaqur një përmirësim të lehtë.

Advertisements

Numri i viktimave dhe personave të infektuar nuk ka kapërcyer rekordin e disa ditëve më parë ku mbërriti në 793 viktima për 24 orë.

Por situata vazhdim të mbetet dramatike.

Advertisements

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 601 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 6077.

Numri i personave të infektuar është 63 927 e në 24 orë janë verifikuar 4789 raste më shumë.

Pacientët e shëruar deri më sot janë 7432 e në 24 orë kemi 408 pacientë të shëruar më shumë.

Pacientët në gjendje kritike për jetën janë 3204, 20 692 po kurohen në struktura spitalore e 26 522 në kushte shtëpie.

Në rajonin e Lombardisë janë regjistruar 320 viktima brenda 24 orëve.

Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë territor është 3776 e 28761 të infektuar.

Rajonet në jug të Italisë vazhdon të shënojnë rritje konstante.

Rajoni i Puglias ka 906 të infektuar e 37 viktima.

Rajoni i Sicilisë 721 të infektuar e 13 viktima e në Kalabri 292 të infektuar e 7 viktima.

Rajoni i Molisës ka numrin më të ulët të personave të infektuar vetëm 67 e rajoni i Bazilikatës deri më tani nuk ka asnjë viktimë.

Në Itali janë kryer gjithsej 275 468 tampone.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi/ Vdes Arianna, 46-vjeçarja veneciane që shkruante: Kur të shërohem, të gjithë për darkë
Artikulli tjetërRrengu që po çmend të gjithë, Hysaj ia punon bukur bashkëshortes dhe për pak e pëson (Video)