“Injorante femër”, Etilda Gjonaj flet për të burgosurit, Stresi i hakërrehet ministres: Kush të ka votu ty që të respektojm vendimet, shtet i dështum

Stresi nuk i ka ndalur kritikat e tij, drejtuar Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj është tepër aktiv në rrjete sociale, ku herë pas here bën komente ndaj politikanëve dhe njërëzve me poste drejtuese në Shqipëri. Kësaj radhe ka piketuar Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke iu drejtuar me tone ofenduese.

Advertisements

Ndërsa në sfond shfaqet ministrja duke folur për masat e marra ndaj të burgosurve, të cilët do të qëndrojnë tre muaj në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, Stresi nuk i kursen kritikat.

Advertisements

“Injorante femër. Çfarë ministe je ti???? Kush të ka votu ty iher që të rrespektojm vendimet tuaja, shtet i dështum,”- shkruan Stresi, drejtuar ministres Etilda Gjonaj.

Reperi Stresi është i njohur për telashet me policinë dhe përplasjet publike apo reagimet e tij kundër qeverisë aktuale. Disa vite më parë, reperi u ndalua dhe më pas u arratis nga Komisariati. Stresi u arrestua nga policia e Tiranës, më 17 tetor të vitit 2018. Ai u kap në një hotel në Linzë dhe qëndroi për tetë muaj në burg.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Italia mund të ketë 10 herë raste më shumë të koronavirus sesa të regjistruara, prandaj vdekja është e lartë”
Artikulli tjetër10 persona fituan betejën/ Manastirliu publikon foton e pacientit të shëruar me COVID-19, ministrja: Ndodhen në shtëpi, jemi ende në fillimet e luftës!