I kontaktuar nga “Panorama Online” mjeku infeksionist prof. Pëllumb Pipero bën me dije se Tocizilumab përdoret specifikisht në persona të intubuar dhe se është porositur një sasi optimale për t’ju përgjigjur nevojave në vendin tonë
Advertisements
TIRANË– Ilaçi Tocizilumab që deri më sot ka shërbyer për trajtimin e artritit rheumatoid, është duke u aplikuar prej ditësh në Itali tek të infektuarit me koronavirus që kanë shfaqur komplikacione, duke dhënë rezultat, por mbi të gjitha shpresë se ky virus mund të mposhtet. Ky mendikament, i cili nuk sigurohet nga farmacitë në treg, por vetëm në spital, do të aplikohet shumë shpejt edhe nga Infektivi në QSUT. I kontaktuar nga “Panorama Online” mjeku infeksionist prof. Pëllumb Pipero bën me dije se Tocizilumab përdoret specifikisht në persona të intubuar dhe se është porositur një sasi optimale për t’ju përgjigjur nevojave në vendin tonë
“Së pari dua të theksoj se jo të gjithë të sëmurët përfitojnë dhe jo të të gjithë përdoret apo është përdorur Tocizilumab. Përdoret vetëm në komplikacionet e rënda dhe në persona të intubuar, pra me respiracion mekanik. Së dyti ende nuk ka një protokoll të miratuar për përdorimin e këtij medikamenti, i cili përdoret si imunodepresor në sëmundje reumatizmale kronike si dhe në onkologji. Ka disa fakte, që janë optimiste për rezultatin e deritanishëm. Kam folur personalisht në telefon me mjekun që e ka përdorur në Napoli dhe me ka shpjeguar hollësisht mënyrën e përdorimit por pa më dhënë protokollin e përdorimit pasi ende nuk është i aprovuar. Krahas Tocizilumab ka dhe medikamente të tjera antivirale të cilat gjithashtu kanë dhënë rezultate optimiste dhe ne po i përdorim sipas indikacionit nën kujdesin e veçantë të Prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit. Sa i takon Tucizilumab në dijeninë time Ministria e Shëndetësisë në dakortësi me Shefen e Shërbimit ka porositur një sasi optimale, por duke qënë se kërkesat në botë janë rritur shumë për këtë medikamet mund të ketë edhe vonesa. Së fundi dua të ritheksoj se deri sot ende nuk kemi një medikament të aprovuar kundër coronavirusit të ri, Covid-19, dhe mjekimi bazë mbetet ai empirik ose simptomatik e mbështetes ku rolin kryesor e luan oksigjenoterapia”, bën me dije prof. Pipero.
Advertisements
Po sipas mjekëve reumatolog, Tocizilumab aplikohet për trajtimin e artrit rheumatoid. Por jashtë vendit, reumatologët e përdorin edhe për të ulur shkallën e fibrozës në pacientët me sëmundje reumatizmale me prekje të pulmonit, siç është sclerodermia. “Ndryshe nga skipi i mjekëve në spitalin e Napolit që e aplikojnë në mënyrë intravenoze, ne për artritin e përdorim subcutan dhe dozat për këto dy indikacione janë të ndryshme”, thonë mjekët reumatolog. I eksperimentuar nga mjekët në spitalin e Napolit, më Itali Tocizilumab duket se po jep rezultate pozitive ditë pas dite, duke sjellë përmirësim të parametrave shëndetësor për të infektuarit me koronavirus që kanë shfaqur komplikacione.
Ilaçi Tocilizumab vijon të japë efeke pozitive dhe të përmirësojë pacientët e prekur nga Covid-19 në Itali. Pas kurimit të dy prej tyre, enti publik Italian për Ilacet, pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka autorizuar nisjen e përdorimit të ilacit Tocilizumab në 250 pacientë të prekur nga koronavirus.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!