“I vetëizoluar në shtëpi” – Lorik Cana mesazh nga Roma për koronavirusin(Video)

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana nëpërmjet një videomesazhi apelon të gjithë qytetarët që të ruajnë veten dhe njeri-tjetrin, për të kufizuar kontaktet fizike në mënyrë që të mos lejojmë përhapjen e koronavirusit.

Advertisements

Mesazhi i Canës është shpërndarë nga kryeministri Rama në facebook, ku ndër të tjera bën thirrje për mbrojtje nga infodemia.

“Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana

Advertisements

FRIKË JO, KUJDES PO!

DHE JU LUTEM:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!” shkruan Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShefja e Epidemiologjisë, Tomini: Temperaturat e larta shpresë për uljen e sëmundjeve respiratore
Artikulli tjetërPamje e trishtë/ Shitësja ambulante me arkë në duar rrëzohet nga shkallët, pasi e ndiqte policia bashkiake(Video)