Pacienti i parë i infektuar në Gjeorgji i ka habitur të gjithë me deklaratën pasi u shërua nga Covid-19. Joey Camp është 30 vjeç dhe thotë se shteti po e ekzagjeron me reagimin ndaj koronavirusit.
Advertisements
‘Me të gjithë këtë këtë çmenduri që po ecën në të gjithë botën, Amerika duhet ti thojë njerëzve që nuk është diçka për të mbyllur të gjithë shtetet. Ne duhet të sillemi si të rritur’, tha ai për Los Angeles Times.
Joey u infektua me koronavirus në fund të muajit shkurt 2020, por nuk e mendonte aspak këtë. Kur filluan ethet dhe dhimbjet e trupit, ai shkoi në urgjencë ku u diagnostikua me pneumoni. Disa ditë më vonë, rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.
Advertisements
Ai tha se mori frymë me tub oksigjeni për tre ditë. Për gjashtë ditët në vijim, ai u bë i pari gjeorgjian që qëndroi në karantinë për shkak të koronavirusit.
Joey e luftoi sëmundjen por mbeti pa punë për shkak të masave të qeverisë. Kur doli ai u trondit kur pa njerëz të veshur me doreza dhe maska. Joey humbi punën e tij si kuzhinier i linjës në Waffle Cook dhe shqetësohet se njerëzit si ai nuk mund t’i zhvillojnë më takimet pasi bizneset janë detyruar të mbyllen për shkak të shpërthimit./noa.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!