I biri me koronavirus i shtruar tek Infektivi, 59-vjeçarja e infektuar në Elbasan “thyen” vetëkarantinimin, del nga shtëpia prej problemeve shëndetësore

59 vjecarja, nëna e 31 vjeçarit i cili ndodhet i shtruar në spitalin Infektiv në tiranë pasi është infektuar nga Koronavirusi, ka lëvizur ditën e sotme nga vetkarantinimi në shtëpinë e saj.

Advertisements

Sa i përket qytetit të Elbasanit dhe të prekurve në këtë qytet një ngjarje e pakëndëshme është regjistruar ditën e sotme.

Gazetari i ABC News Aldo Kozarja raportoi se 59 vjecarja, nëna e 31 vjeçarit i cili ndodhet i shtruar në spitalin Infektiv në tiranë pasi është infektuar nga Koronavirusi, ka lëvizur ditën e sotme nga vetkarantinimi në shtëpinë e saj.

Advertisements

Edhe pse 59 vjeçarja është konfirmuar zyrtarisht se është prekur nga Covid-19, ka lëvizur me makinë private nga Elbasani drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Siç raporton Aldo Kozarja për abcnews.al arsyeja e lëvizjes së 59 vjeçares nga vetkarantinimi kanë qenë problemet e tjera mjekësore që ajo ka patur.

59 vjeçarja u infektua nga djali i saj së bashku me bashkëshortin. Djali i saj, 31 vjeç u infektua nga Covid-19 pas vizitës së tij në Itali në zonën e Lombardisë.

Ndërkohë në urdhrin i qeverisë për ata që thyejnë vetëkarantinimin, aplikohet gjoba prej 700 000 lekë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Rrini në shtëpi, pazarin ua bëjmë ne”, tifozët e Borussia Dortmund solidarizohen me personat e prekur nga koronavirusi
Artikulli tjetërVendimi i BE/ Gjermania mbyll kufijtë. Ja cdo ndodh me ata që kanë mbetur jashtë vendit