Gjimnazistja përfundoi në spital, drejtoresha: Është shtatzënë! Prindërit mohojnë deklaratën

Një nxënëse e gjimnazit Janaq Kilica përfundoi në spital mëngjesin e sotëm pasi u ndje keq në ambientet e shkollës ku dje u hodh lëndë e dyshuar he lmuese.

Advertisements

Drejtorja e zyrës Arsimore, Yllka Beci gjatë tensionit të krijuar para shkollës tha se vajza ishte shtatzënë, por kjo deklaratë është mohuar nga prindërit e nxënëses, jashtë kamerave.

Yllka Beci: A mund të të them diçka si nënë dhe grua para kamerave? Me kamera do ta them. Se vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Po është shtatzënë.

Advertisements

Ardhja e ambulancës mëngjesin e sotëm në gjimnazin “Janaq Kilica” ka shkaktuar frikë dhe pa nik të nxënësit dhe prindërit.

Si pasojë e probleme me frymëmarrjen dhe dy nxënës janë shoqëruar në spital me ambulancë.

Ndërkohë, në shkollë u krijua një situatë e tensionuar, pasi prindërit, në panik, kanë kërkuar që të marrin fëmijët e tyre.

Ata kërkuan informacion dhe përgjegjësi për ngjarjen, ndërsa kërkojnë që të mbyllet shkolla, duke u përpjekur të futen edhe forcërisht në shkollë. Ora News

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakUlni rrezikun e tumoreve dhe kancerit duke shtuar këto përbërës në dietën tuaj ushqimore
Artikulli tjetër“Shkelje shumë e rëndë, nuk kam asnjë rrezikshmëri”, Henri Çili flet pas ndalimit