“Gino, vjen na jep një dorë? Vdes mjeku pensionist që u kthye të ndihmonte kolegët!!

“Gino, a vjen të na ndihmosh? Jemi keq me njerëzit”; mjeku 73 vjecar Italian Gino Fasoli nuk e mendoi dy herë të jepte kontributin e tij në këtë periudhë të vështirë për vendin.

Advertisements

Por ditët e kaluara u infektua dhe vetë dhe në fund, nuk I rezistoi dot sëmundjes. Ai u shua në klinikën San Rocco a Ome në Bresciano, ndërsa i vëllai, Gabriele, tani denoncon: “ I dhanë vetëm një maskë”! “ Disa ditë përpara shtrimit më tha se nuk ndihej shumë mirë, por nuk kishte simptoma të forta, vetëm pak dhimbje koke dhe një temperaturë të lehtë.

“ Kur e mora në telefon katër ditë më vonë, më tha me gjysmë zëri: “ Nuk mend të flas dot”. Dhe e mbylli. Që prej atëherë, nuk komunikova dot më. E shtruan në spital dhe pas tre ditësh, më thanë se kishte vdekur”, shprehet I vëllai, që rrëfen se Gino i kishte treguar se i dhanë një maskë. “ Një maskë në ditë- e pyeta”, thotë Gabriele. “ Jo”, ishte përgjigja, “ një maskë gjithsej”.

Advertisements

Gati 20 punonjës mjekësorë kanë ndërruar jetë deri tani nga Coronavirusi në Itali, ndërsa numri I të infektuarve mes bluzave të bardha është gati 3.700. Pak ditë më parë u mësua se dhe një tjetër mjek që vdiq, Marcello Natali, kishte punuar pa doreza ndërsa pat paralajmëruar mbi mungesën e mjeteve të nevojshme spitalore kundër virusit të rrezikshëm.

Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Situata është serioze”, Pipero: Shifrat në rritje në javën e tretë dhe të katërt
Artikulli tjetër“Kur vdes një mjek, vdesin qindra jetë, ju lutem na respektoni”, thirrja e mjekut shqiptar për popullin