Futen me shpresën për të dalë të shëruar, pamjet prekëse nga Infektivi, vendi ku ka sytë e gjithë Shqipëria

Është prekëse të shohësh se si e gjithë QSUT-ja është kthyer në një karantinë ku mbërrijnë të infektuar dhe presin me shpresë që të dalin sërish nga ajo derë, të shëruar.

Advertisements

TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Spitali i Infektivit, aty ku hyjnë e dalin dhjetëra njerëz në ditë, në infektuar apo jo. Në pamje shihen personeli mjekësor dhe njerëzit që vijnë me ambulancë dhe shtrohen pranë Infektivit, pasi kanë marrë përgjigjen fatale pas analizës për Covid-19.
Është prekëse të shohësh se si e gjithë QSUT-ja është kthyer në një karantinë ku mbërrijnë të infektuar dhe presin me shpresë që të dalin sërish nga ajo derë, të shëruar.
Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMinistrja Shahini: 40 mijë studentë kanë kaluar tashmë në mësim online
Artikulli tjetërNapoli/ Vdes mjeku i familjes, Campania është pranë shembjes, do të jetë ferr nëse qeveria nuk ndërhyn