Fshehu pasurinë, SPAK merr të pandehur Adriatik Llallën/ Katër akuzat që “fundosin” ish-kryeprokurorin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kr imit të Organizuar Tiranë, (SPAK) bën të ditur se ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Advertisements

Në një njoftim për mediat, SPAK bën të ditur se në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur.

Po ashtu, SPAK bën të ditur se Llallës, i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale : “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Advertisements

Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr.65/2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Kr imin e Organizuar Tiranë

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAmarda Toska si kurrë më parë prezanton mamanë dhe motrat(Foto)
Artikulli tjetërNje medikament jep rezultate ndaj koronavirusit? Ja farë tha zyrtari i OBSH