Franca në gjurmët e Italisë dhe Spanjës! Të dhënat e orëve të fundit: 3,922 të infektuar, 365 të vdekur

Koronavirusi në Europë po ecën me ritme tepër të shpejta! Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 3,922 raste të reja dhe 365 viktima.

Advertisements

Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve dhe të vdekurve që ka arritur Franca që kur shpërtheu pandemia e Covid-19.

Numri total i të infektuarve ka arritur në 29,155, nga të cilët 1,696 janë viktima. Autoritetet franceze thonë se 13.904 persona janë në spital dhe 3,375 ndodhen në kujdes intensiv.

Advertisements

Shifrat e orëve të fundit e bëjnë Francën shtetin e tretë më të prekur në Europë.

Ndërkohë, Italia dhe Spanja janë shtetet më të prekura, shifrat e të cilëve kanë kaluar Kinën, vendi ku shpërtheu pandemia në dhjetor të vitit të kaluar./a.m/noa.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi, gruaja gjen zgjidhjen “epike” se si mos t’i afrohen njerëzit
Artikulli tjetërPozitiv me koronavirus, drejtori i Urgjencës Kombëtare tregon ‘ilaçin’ më të mirë kundër covid 19