Fotot e tmerrshme të tërmetit në Kroaci, zgjati vetëm 10 sekonda, deri tani raportohet një viktimë

Ora 6.23 minuta e mëngjesit dhe një tërmet i fuqishëm me magnitutë 5.3 I shkallës righter tronditi Kroacinë, Zagrebin. Nuk mjaftonin masat e shtuara për shkak të coronavirusit, por tërmeti I fuqishëm, shkundi kryeqytetin e Kroacisë dhe sipas raportimeve, ka shkaktuar edhe një viktimë, një djalë 15 vjecar, raporton newsbomb.al.

Advertisements

Shifrat e dhënë nga autoritetet japin të dhëna për dëme të shumta në objekte, dhe sidomos objektet e vjetra në qendrat e trashëgimnisë.

Në spitale, një katrahurë e vërtetë, muret kanë rënë, suvatë, ndërkohë që sic duket edhe nga fotot në maternitetin e Zagrebit të gjitha nënat me bebet e vegjël dhe personeli mjeksor kanë dalë jashtë menjëherë, raporton newsbomb.al.

Advertisements

Një video e hedhur në rrjetet sociale nga një kamera e fiksuar në mur tregon fuqinë e madhe të tërmetit që fatmirësisht, zgjati vetëm 10 sekonda, me një thellësi sipas qendrës sizmiologjike prej 10 kilometrash.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEmocionuese/ U paralizua 20 vite më parë, Andi Lila bën me shtëpi të re futbollistin legjendar
Artikulli tjetërJa mosha mesatare e të infekturve në Shqipëri, më shumë meshkuj