Me Premier Ligën aktualisht të ndalur, të paktën deri më 3 prill, këshilla e klubeve për vetizolim nuk është respektuar nga ylli i Evertonit, Xhordan Pikford.
Advertisements
Portieri i “Toffees” dhe kombëtares angleze është kapur mat nga “The Sun”, teksa shijon një birrë në një event boksi, ku të pranishëm ishin qindra vetë.
Skuadra e Ançelotit u urdhërua që të futet në vetkarantinim të premten, pasi një pjesëtar i stafit shfaqi shenja të “Covid-19”. 25-vjeçari ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, Megad Devision dhe i biri, Arlo Xhorxh.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!