Foto/ Publikohet projekti, makineria që parandalon koronavirusin ka formën e lakuriqit të natës

E gjithë vëmendja muajt e fundit është zhvendosur në Kinë, aty ku ka “lindur” një nga epidemitë më vdekjeprurëse, të njohur gjerësisht si Koronavirus. Dyshohet se origjina e koronavirusit të ri është marrë nga lakuriqët e natës. I frymëzuar nga kjo krijesë, një arkitekt kinez, i identifikuar si Dayong Sun, ka projektuar një makineri të ngjashme me strukturën fizike të lakuriqëve, për të parandaluar në këtë mënyrë infektimin nga virusi famëkeq.

Advertisements

Makineria përbëhet nga një kornizë fibre, e cila ka të bashkëngjitur dy krahë në fomrë shkopinjsh mbrapa shpinës, ndërsa midis shpatullave është projektuar për t’u vendosur një material termoplastik. Kontraksioni i makinerisë është i pajisur me drita UV që nxehen deri në temperatura të larta për të vrarë çdo patogjen në ajër.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetit ka saktësuar se llambat UV nuk duhet të përdoren në zonat e lëkurës,pasi ky lloj rrezatimi mund të shkaktojë acarim të saj. Sakaq, Dayong aktualisht është në kërkim të një investitori për ta sjellë këtë projekt në jetë. Gjithashtu ai është zotuar se do t’i ofrojë shërbimet e kësaj makinerie falas.

Advertisements

Deri më tani ekspertët mjekësorë ende nuk e kanë identifikuar saktësisht si përhapet koronavirusi, por Qendrat për kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, besojnë se infektimi transmetohet nga një person në tjetrin. Kujtojmë që deri më tani rreth 3.000 mijë persona kanë humbur jetën ndërsa rreth 89.000 mijë janë diagnostikuar si të infektuar, si pasojë e Koronavirusit, shkruajnë mediat e huaja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Zhduket” Era Istrefi, shqetësohen fansat. Çfarë po ndodh me këngëtaren
Artikulli tjetër“E ke dh* krejt”, pankarta që po bën xhiron e rrjetit(FOTOT)