Flet nga Breshia mjeku shqiptar: Mosha mesatare e të vdekurve është mbi …

Gjendja në Itali paraqitet e rënduar prej Covid-19. Mjeku shqiptar Julian Balla që jeton në këtë vend ka treguar se si paraqitet situata aty.

Advertisements

Ai ka thënë se numri i të infektuarve në Breshia është ulur, por jo numri i viktimave. Po ashtu ai ka shtuar se mosha mesatare e personave që kanë ndërruar jetë është 79 vjeç.

Mjeku ka vazhduar më tej:

Advertisements

Ka 3 ditë që numri i të infektuarve është në rënie, ky është një lajm shumë i mirë. Ndërsa numri i viktimave jo. Ky është lajm dramatik, duke tronditur opinionin në Itali dhe më gjerë. Besoj se kjo i detyrohet faktit që është një popullsi shumë e vjetër në moshë. Brezi i goditur është nga mosha 79 vjeç e sipër, kjo është mosha mesatare e të vdekurve.

Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar distancën sociale dhe higjenën personale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk e keni idenë sa inkurajim ka pasur mbërritja e mjekëve nga Shqipëria”- Kryediplomati italian flet për krizën dhe Evropën
Artikulli tjetërProfesori italian: Para fundit të prillit nuk mund të ktheheni si më parë