“Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë”- Deputeti i opozitës së re reagon për videon që e bëri viral: Çakejtë dhe ujqërit u bënë bashkë kundër…

Deputeti i opozitës së re, Kostaq Papa i cili u bë viral për mesazhin e tij në Kuvend, ka reaguar nëpërmjet Facebook.

Advertisements

Kostaq Papa tha në Parlament se ai është një mashkull xhentil dhe se femrat që ka patur në jetë, kur ka qenë me kaçurrela dhe me para, më shumë kanë pirë uiski, dhe pije të mira se sa ujë.

Por në reagimin e tij, Kostaq Papa thekson se fjala e tij u nxorën nga konteksti dhe se ai kishte kërkuar llogari për tenderat dhe korrupsionin.

Advertisements

Për deputetin e opozitës së re u bënë bashkë ujqërit dhe çakejtë kundra tij.

“Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korrupsionit.

Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan t’ia dinë për integrimin e vendit në BE, por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!

Zoti dhe e drejta është me shqiptarët! Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që s’ka prekur e nuk do prek asnjë lekë publike. E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.

Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët! Ky shekull është i Shqiptarëve! SHQIPËRI ATDHEU IM ! Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhtar e poshtërues”, thekson Kostaq Papa, deputeti i opozitës së re.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe fotograf personal me vete, si i vendos gj obat Policia Bashkiake, kalojnë makinë më makinë me kamerë në dorë
Artikulli tjetërKoronavirusi/ Bashkia e Elbasanit anulon festimet për Ditën e Verës