Falja e kamatëvonesave/ OSHEE tregon kush përfiton

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpjeguar si mund të të përfitohet nga falja e kamatvonesave dhe kategoritë e abonentëve që përfitojnë.

Advertisements

Në njoftimin e OSHEE thuhet se masat lehtësuese përfshijnë borxhet e vjetra të akumuluara dhe nuk kanë të bëjnë me detyrimin e abonentëve për të paguar faturën e rregullt të konsumit mujor të energjisë. Pra, çdo familjar apo biznes duhet të paguajë rregullisht dhe brenda afatit faturën e konsumit mujor.

Nga vendimi për faljen e kamatëvonesave përfitojnë në total 227,568 abonentë, prej të cilëve 205,228 janë familjarë dhe 22,340 konsumator biznes. Shuma totale e falur e kamatvonesave arrin në 15,8 miliardë lekë ose mbi 135 milionë dollarë.

Advertisements

“Stafi i OSHEE në qendrat e Kujdesit ndaj Klientit punon me turne, çdo ditë nga #ora 06:00 deri në 13:00, me përjashtim të ditës së dielë.

Për të shmangur rradhët dhe kontaktet e shpeshta, çdo abonent mund të shfrytëzojë kanalet alternative për pagesën e faturës mujore të energjisë: Sportelet e #Postës Shqiptare; bankat e nivelit të dytë; pikat e transfertave të parave dhe kudo ku është e vendosur logo OSHEE – Këtu paguhet fatura e energjisë elektrike. Abonentët mund të shfrytëzojnë edhe hapësirat online përmes faqes zyrtare të OSHEE, portalit qeveritar E-Albania dhe aplikacionet Banking Mobile.

a) Kategoria e parë e përfituesve

Rezultojnë 90,194 abonentë, prej të cilëve 88,518 janë familjarë dhe pjesa tjetër subjekte biznesi, që aktualisht kanë një aktmarrëveshje me OSHEE për shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara, krahas pagesës së faturës mujore. Për këta abonentë, OSHEE ka vendosur të zbresë plotësisht vlerën e kamatvonesës së krijuar deri më 31 Dhjetor 2019. Shuma totale e falur për këtë kategori kap vlerën e 46 milion USD. Pjesa kryesore e kësaj shume, rreth 41 milion USD ka si përfitues abonentët familjarë ndërsa pjesa e mbetur konsumatorët e regjistruar si biznes. Për të gjithë këta 90,194 mijë abonentë, OSHEE do të riskedulojë menjëherë aktmarrëveshjet aktuale duke u kryer zbritjen e kamatëvonesës së akumuluar deri në 31 Dhjetor 2019 dhe tanimë të falur. Klientët familjar të cilët paguanin aktualisht sipas aktmarrëveshjeve përkatëse këste mujore 2500, 2800 apo 4200 lekë/muaj do të përfitojnë nga falja e kamatës duke paguar tashmë këste të reduktuara në vlerën 2000 lekë/muaj. Kategoria e familjeve në nevojë, pensionistëve dhe të papunëve që paguanin aktualisht sipas aktmarrëveshjeve përkatëse këste prej 1200 ose 1800 lekë/muaj do të përfitojnë nga falja e kamatës duke paguar tashmë këste të reduktuara në vlerën 1000 lekë/muaj. Abonentët biznes të cilëve u falet kamatvonesa e krijuar deri më 31 Dhjetor 2019, do të paguajnë tashmë këstet mujore të shlyerjes vetë të vlerës së principalit. Afati për faljen e kamatëvonesës dhe riskedulimin e aktmarrëveshjeve të kësaj kategorie abonentësh është brenda 30 Prill 2020.

1.b) Kategoria e dytë e përfituesve

Sipas të dhënave të sistemit, rezultojnë 137,374 mijë abonentë debitorë (familjarë dhe biznese) të cilët nuk kanë një aktmarrëveshje të nënshkruar me kompaninë për shlyerjen e detyrimit të mbartur. Këtyre abonentëve do tu ofrohet mundësia të jenë gjithashtu përfitues të faljes së kamatvonesës së krijuar deri më 31 Dhjetor 2019. Për të përfituar faljen e kësaj vlere të kamatës, brenda datës 30 Qershor 2020 (nëse nuk ka reduktime të mëtejshme të orareve të qarkullimit), ata duhet të lidhin një aktmarrëveshje me kompaninë dhe të dakordësohen për të paguar me këste vetëm principalin e akumuluar deri në fund të vitit 2019. Shuma totale e pritshme për tu falur për këtë kategori konsumatorësh arrin në mbi 89 milion USD.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi/ Pas 48 vitesh shërbim, mjeku i njohur rikthehet sërish te Infektivi
Artikulli tjetërSot nis izolimi total/ Nga e hëna vetëm një pjesëtar del nga shtëpia për pazare