Aktorja Sharon Stone ka falenderuar Shqipërinë që i erdhi në ndihmë Italinë duke i dërguar mjekë dhe infermierë në një periudhë kur shteti fqinj ndodhet në një situatë tepër të vështirë.
Advertisements
Në një postim në Instagram, ylli i Hollywood kujtoi momentin kur Italia i erdhi në ndihmë gjatë eksodit të madh në vitet ’90, duke publikuar një foto të një anije të mbushur me shqiptarë.
Ajo u shpreh se 30 vite më parë Italia i erdhi në ndihmë Shqipërisë ndërsa sot është Shqipëria që po e ndihmon.
Advertisements
“30 vite më parë Italia i ndihmoi ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëria me gjithë zemër,”- shkroi Sharon.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!