Evropa epiqendra e re e koronavirusit. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom ka deklaruar se më shumë raste raportohen tani në Evropë, sesa u raportuan në Kinë në kulmin e epidemisë së saj,
Advertisements
Europë- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në përfundimin se eqiqendra e re e koronavirusit tashmë është Europa, pasi këtu numri i personave të infektuar po rritet ndjeshëm në krahasaim me Kinën.
“Më shumë raste raportohen tani në Evropë çdo ditë sesa u raportuan në Kinë në kulmin e epidemisë së saj, “, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në selinë e organizatës së Gjenevës.
Advertisements
Të mërkurën e javës së kaluar, zyrtarët e OBSH-së e shpallën COVID-19 një pandemi globale, pasi virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani pjesë të Shteteve të Bashkuara.
“Kina sigurisht ka arritur kulmin dhe sigurisht që ka një rënie por gjithmonë ekziston një shans” që mund të rritet përsëri, tha Dr. Maria Van Kerkhove, kreu i njësisë së sëmundjeve infektive në OBSH.
Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!