3 anëtarë të një familje janë të identifikuar me koronavirus në Kosovë, ku deri më tani në total numri i të prekurve ka shkuar në 13.
Advertisements
I pari person i prekur me Covid-19 ishte një 77-vjeçar që ishte kthyer nga Italia, i cili ka infektuar më pas edhe të birin e nusen e tij.
Ai ndodhet i shtruar në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe pasi analizat dolën pozitive aty u shtruan dhe dy familjarët e tij, djali me nusen.
Advertisements
Në një intervistë për RTV Dukagjini, djali i 77-vjeçarit deklaroi se ai dhe bashkëshortja u infektuan nga i ati ndërsa theksoi se ai ishte ndjerë keq sapo ishte kthyer nga Italia.
“Babai u ndje keq sapo erdhi nga Italia dhe e dërgova në Klinikën Infektive. Më pas mjekët kërkuan që unë dhe bashkëshortja të kryenim analizat dhe dolëm pozitivë.
Ne nuk kemi simptoma dhe jemi mirë, babai është pak më rëndë. Kushtet në klinikë janë normale dhe mjekët po na shërbejnë shumë mirë”, deklaroi pacienti i infektuar me Covid-19.
Flet pacienti i infektuar me Coronavirus
FLET PACIENTI ME CORONAVIRUSU infektova nga Babai qe erdhi nga Italia
Gepostet von RTV Dukagjini am Sonntag, 15. März 2020
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!