Emigrantëve që jetojnë në kampet e mbipopulluara në ishujt grek, do t’iu ofrohen 2 mijë euro nëse kthehen vullnetarisht në vendet e tyre.
Advertisements
Një ndihmë financiare për të cilën u ra dakord mes BE dhe Greqisë, ka si qëllim të inkurajojë rreth 5 mijë emigrantë të largohen nga vendi që ka mbajtur numrat më të mëdhenj të atyre që kërkojnë azil në Evropë.
“Ne kemi rënë dakord për një program të përkohshëm të kthimit vullnetar për një periudhë një mujore< tha Ylva Johansson, komisionere për çështjet e brendshme. Ky program do të shoqërohet nga një pagesë prej 2 mijë eurosh që do të ndihmojë njerëzit të riintegrohen në vendet e tyre të origjinës. Vetëm ata që kanë mbërritur në Greqi para 1 janarit, janë të përzgjedhshëm për programin, që Johansson tha se kishte si qëllim reduktimin e presionit të mbipopullimit në kampet në ishujt grekë. Më shumë se 37 mijë vetë jetojnë në këto kampe, në pesë ishuj të Greqisë në detin Egje, porta kryesore e azilkërkuesve drejt Evropës që nisen nga brigjet e Turqisë fqinje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements