“Edhe nese përmbyset bota, kemi planin C të garantuar me Turqinë”, Rama sqaron a do vijë dita që do ketë mungesë ushqimesh

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka treguar se prej dy javësh është në komunikim të vazhdueshëm me presidentin turk lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi dhe ka garantuar se në rast se “do permb yset bota”, eshte hartuar nje plan C per te cilin ka marre siguri nga Turqia.

Advertisements

Kjo për rastin kur Shqipërisë do t’i duhej të vendoste në zbatim një plan C dhe nëse do të duhej të kërkonte ndihmë, kur asnjë shtet tjetër nuk do të përgjigjej.

“Para se të vija këtu kam folur me presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm dhe prej 2 javësh kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk alternativën, pra një listë me kërkesat në rast se do përmbyset bota dhe nuk do ketë asnjë mundësi komunikimi me askënd. Ne mendojmë që atë gjënë që duhet ta kemi të garantuar për një plan C, ne e kemi të garantuar me Turqinë”, tha Rama gjatë intervistës në lidhje direkt me “Opinion”.

Advertisements

I pyetur nga gazetari se a duhet të shqetësohet Shqipëria për mungesë ushqimesh në ditët apo kohët në vijim, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnjë arsye për frikë apo shqetësim.

“Nuk ka asnjë arsye që të mungojë furnizimi, sot kompanitë, sipërmarrje shqiptare që merren me furnizime me ushqime, kanë më shumë sesa ç’kishin para se të fillonte lufta. Po importojnë më shumë, ka kompani që po kërkojnë leje për magazina të reja”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEra Istrefi zbulon arsyen pse u zhduk nga rrjeti: Kisha disa probleme ligjore
Artikulli tjetërFutbollistët e klubit gjerman bëjnë gjestin e madh në këto kohë te vështira