E rëndë! Pacientja me koronavirus në Durrës, gazetarja tregon detaje: Ishte në një va rrim, s’u tregoi mjekëve se vinte nga Italia

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” janë zbuluar detaje të reja lidhur me gruan e infektuar me koronavirus, e cila po merr trajtim tek spitali i Durrësit.

Advertisements

Fevziu u shpreh se gruaja në fjalë pas kthimit nga Italia pak kohë më parë dhe është shtruar në spitalin e Durrësit për t’u kuruar për penumoni, që prej datës 5 mars. Ndërsa gazetarja e emisionit në Durrës, ka bërë me dije se gruaja para se të shtrohej në spital, sapo ishte kthyer në Shqipëri, kishtë shkuar në një ceremoni mortore.

Gazetarja: Po mbahet në reaminacion. Është e pavetëdijshme dhe nuk ka komunikim me mjekët. Thuhet se është kthyer nga Italia 3 ditë më parë dhe ka marrë pjesë në një ceremoni mo rtore tek një i njohuri i saj. Ndërsa më pas ka shfaqur probleme shëndetësore. Mjekëve nuk u ka treguar se vinte nga Italia.

Advertisements

Blendi Fevziu: Po kjo është katastrofë pastaj…

Rasti i gruas në Durrës është i ngjashëm me të riun në Tiranë, i cili infektoi të atin dhe disa të afërm të tjerë. Dosja.al mësoi se gjithashtu edhe ai kishte marrë pjesë në një varrim, duke shtuar mundësinë e të infektuarve.

Pasditen e djeshme katër anëtarë të familjes së kësaj gruaje u futën tek Infektivi për t’ju nënshtruar analizës për koronavirus.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online me anë të platformës Akademia.al. Ajo që këshillohet është higjiena maksimale dhe shmangia e vendeve që grumbullohen shumë njerëz.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArdit Gjebrea mesazh gjithe shqiptarëve për koronavirusin(Video)
Artikulli tjetërMjeku Tritan Kalo tregon si shërohen të infektuarit, ja sa kohë pritet të jetë prezent koronavirusi