E rëndë/ Ministri gjerman kryen vetëvrasje: Shkak kriza nga koronavirusi

Ministri i financave të landit Hesse të Gjermanisë, Thomas Schäfer është vetëvrarë. Kryeministri i landit Volker Bouffier tha se ministri nuk ka arritur dot të përballojë presionin e shkaktuar nga kriza ekonomike që do të krijojë Covid-19. Schäfer, 54 vjeç, u gjet i vdekur në shinat e trenit, raportojnë mediat e huaja.

Advertisements

Në një deklaratë, Bouffier u shpreh i trishtuar për ndarjen nga jeta të ministrit. Bouffier tha se Schäfer po jetonte me stres për shkak të pandemisë.

“Shqetësimi i tij kryesor ishte nëse mund të arrinte të përmbushte pritjet e mëdha të popullit, veçanërisht në drejtim të ndihmës financiare,” tha Bouffier. “Për të, nuk kishte rrugëdalje. Ai ishte i zhgënjyer dhe na la. Kjo na ka shokuar. Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për të afërmit e tij” shtoi ai.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi/ Ja identikiti i viktimave
Artikulli tjetërGjirokastra solidarizohet me Italinë, në kalanë e qytetit ndizen dritat e flamurit italian