Një trup i dyshuar si i pajetë është gjetur në vendin e njohur si “Ura e Babrrusë” në kryeqytet.
Advertisements
Banorët e zonës kanë njoftuar policinë se brenda shtratit të lumit ndodhej trupi i një njeriu. Menjëherë, uniformat blu kanë shkuar atje, dhe kanë nxjerrë nga lumi, mes gurëve, trupin e një personi.
Nga largësia, ai shihet se është një djalë i ri, i veshur me bluzë me mënga të shkurtra por nuk ka më shumë informacione. Rrethanat e para janë të paqarta dhe s’dihet nëse personi ka patur një aksident, apo një tjetër rrethanë. Në vendngjarje pritet të shkojë autoambulanca.
Advertisements
Vijon…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!