E dhimbshme! Vëllai i vdiq nga koronavirusi, qytetari nga Fieri kërkon leje nga Policia: Dua të shkoj t’i marr trupin në morg

Një qytetar ka kërkuar leje në Policinë e Shtetit për të ardhur në Tiranë përtë tërhequr nga morgu trupin e vëllait të tij, i cili ka humbur jetën nga koronavirusi.

Advertisements

Mësohet se qytetari është nga Fieri dhe vëllai i tij ka qënë viktima e 8 në vend nga pademia globale. Autoritetet e policisë në Fier i kanë dhënë lejen e posaçme për të qarkulluar me makinë.

“Përshëndetje, Jam Shkëlqim X. Ju lutem dua të shkoj në Tiranë për të tërhequr trupin e vëllait tim që ndodhetnë morgun e spitalit në Tiranë,”-lexohet në e-mailin që ai i ka dërguar Policisë.

Advertisements

E-maili
Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU testuan për koronavirus pas kontaktit me dy të sëmurët, del përgjigja për 10 mjekët e infermierët e Tropojës
Artikulli tjetërA mund të na mbrojë Vitamina C nga koronavirusi, ja cfarë thonë ekspertët