Një tjetër person me historik udhëtimi në Itali është konfirmuar si i prekur nga Sars-Cov-2 në Durrës.
Sipas burimeve spitalore, i infektuari është një burrë 74-vjeçar i cili para disa kohësh ishte kthyer nga Bergamo, zona më e prekur nga koronavirusi në Itali.
Advertisements
Deri më sot, në Durrës shumica e të infektuarve, përfshirë dhe viktimën e parë në vend, rezultojnë me historik udhëtimi në Itali ose në kontakt të afërt me persona të kthyer nga Italia a vende të tjera të BE-së. Në rastin e një 52-vjeçari të shtruar pak ditë më parë në Infektivin e QSUT-së mungon kontakti me persona të kthyer nga jashtë, po fëmijët e tij punojnë në call center.
Kjo e zgjeron ndjeshëm vatrën e përhapjes së virusit, ndërkohë që nuk dihet ende burimi i infektimit për dy punonjësit në nivel drejtues të Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës, të cilët ndanin të njëjtën zyrë. Mes të infektuarve ka qenë dhe mjeku infeksionist B. G. i spitalit të Durrësit, po pas tamponit të dytë ka rezultuar negativ.
Advertisements
Mjeku doli pozitiv menjëherë pas konstatimit të rastit të parë në Durrës, 73-vjeçares nga Shënavlashi që ishte kthyer më 27 shkurt në Shqipëri pas një qëndrimi në spitalin e Kremonas (Cremona) në rajonin e Lombardisë. I gjithë personeli mjekësor dhe sanitar në kontakt me të iu nënshtrua testit të tamponit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!