Dita e Verës e gjeti kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin të izoluar brenda në shtëpi, duke hekurosur rrobat.
Advertisements
Në një postim të pak minutave më parë në Facebook, Kryemadhi përshëndet veçanërisht gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.
“Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë. Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim. 🌼”- shkruan Kryemadhi.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!