Ne po qëndrojmë në shtëpi. Dakord! Ndërsa ne qëndrojmë në shtëpi, mijëra njerëz të shërbimeve mjekësore, të shërbimeve të policisë, ushtrisë, mediave, janë në vijën e parë të frontit. Mirënjohje për të gjithë ata, dhe lutje që të dalin shëndetshëm nga kjo betejë.
Advertisements
Jemi izoluar. Dakord. Njerëz të rëndësishëm dhe të zakonshëm. Po. A ka menduar dikush për atë pjesë të popullatës që nuk ka mundësi të ushqehet me bukën e përditshme? A ka menduar dikush për moshën e tretë të cilët kanë pamundësi fizike por edhe shëndetësore? Këta janë prindërit tanë, por edhe gjyshërit tanë! Si do të furnizohen ata me ushqim? Si do të trajtohen ata me kujdes mjekësor? A ka menduar dikush që paratë e tyre janë të pa-mjaftueshme? A ka menduar dikush për fëmijët e varfër që deri dje janë ushqyer me mbeturinat e qyteteve? Po për të gjithë të tjerët që po punojnë në kushtet e pandemisë në shërbimet private? Ne po qëndrojmë në shtëpi. Dakord! Ndërsa ne qëndrojmë në shtëpi, mijëra njerëz të shërbimeve mjekësore, të shërbimeve të policisë, ushtrisë, mediave, janë në vijën e parë të frontit. Mirënjohje për të gjithë ata, dhe lutje që të dalin shëndetshëm nga kjo betejë.
Mirënjohje edhe për të gjithë ata që na furnizojnë me ushqimin e përditshëm.
Advertisements
Por sot, dikush duhet të mendojë për njerëzit e varfër të këtij vendi e po ashtu për moshën e tretë! Duhet një plan! Unë nuk di si bëhet, nuk jam specialiste. Di që duhet!
Duhet të jemi humanistë, për të mos qenë humbës!
Lutje për të gjithë kudo ku jemi në këtë Shqipëri të vogël dhe të madhe, në këtë botë të madhe dhe të vogël njëkohësisht nga të gjithë cepat!
Më tepër dritë!
14.03.2020
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!