Basha u shpreh se mungesa e bërjes së testeve do sjellë pasoja të rënda.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sërish sot numrin e testeve kundër COVID-19 që disponon qeveria shqiptare. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Basha u shpreh se mungesa e bërjes së testeve do sjellë pasoja të rënda.
Advertisements
“Nuk e dimë se sa teste kemi, pse nuk ka një transparencë të tillë. Pse qeveria nuk tregon se sa teste kemi. Mungesa e bërjes së testeve do sjellë pasoja të rënda”, u shpreh Basha.Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements