Dje tha se masat do të përshkallëzohen, sot Rama e gjen mbështetjen te fjalët e Papa Françeskut(Foto)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një shprehje të Papa Françeskut, ndërsa Shqipëria hyri në ditën e dytë të “izolimit”, pas urdhrit për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve private.

Advertisements

Ditën e djeshme Rama tha se masat do të përshkallëzohen për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, edhe pse mund të ‘mallkohej’ nga qytetarët, pasi kjo do të jetë për të mirën e qytetarëve.

“Le të vijojmë të lutemi për të sëmurët, të afërmit e tyre, për prindërit me fëmijë në shtëpi, por kryesisht do t’ju kërkoja të luteshit për autoritetet. Ata duhet të marrin vendime dhe masa që njerëzit mund të mos i pëlqejnë, por kjo është për të mirën tonë”, ishin fjalët e Papa Françeskut drejtuar qytetarëve në gjithë botën, të cilat i ka postuar edhe Kryeministri Rama, si për të gjrtur mbështetjen në vendimet e tij.

Advertisements

Urdhri i dhënë nga Kryeministri për ndalimin e qarkullimit është marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi numri i të infektuarëve në vendin tonë ka arritur në 33, ndërsa ka patur edhe 1 vik timë.

Ndërkohë baret, restorantete dhe ambientet e tjera që sjellin grumbullime njerëzish janë mbyllur deri në një urdhër të dytë, ndërsa mësimi do të rifillojë në datën 23 mars.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakModelja shqiptare në SHBA frikësohet nga koronavirusi, merr masat
Artikulli tjetërKoronavirusi/ ‘Gjermania ka 4 javë avantazh nga Italia’, ja pse virologët janë të shqetësuar