Denoncimi i rëndë i PD: Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë 1 milion e 200 mijë maska të skaduara prej 2011, ja çfarë i bëjnë fytyrës

Një denoncim i rëndë ka ardhur nga PD lidhur mbi maskat, për të cilat thotë se janë të skaduara dhe se shkaktojnë irritim në fytyrë.

Advertisements

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi së bashku me Bardh Spahinë dhe Albana Vokshin nga Kamza kanë deklaruar se janë shpërndarë 1 milion e 200 mijë maska të skaduara prej dhjetorit të 2011.

PD deklaron se kanë marrë denoncime të shumta në të cilat thuhej se maskat irritonin fytyrën. Pas kësaj dolën në konkluzionin se kutive të maskave u është mbuluar data e skadencës dhe pas saj ishte data e vërtetë që shënonte dhjetorin e 2011-es.

Advertisements

“Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë për stafin mjekësor maska mbrojtëse që janë nga këto kuti. Nga data 28 deri më sot kemi marrë denoncime nga mjekë që janë shpërndarë me propagandë 1 milion e 200 mijë maska.

Kemi marrë denoncim që nga përdorimi i këtyre maskave kanë pasur irritim në fyrytë. Kemi verifikuar problemin që çonte dhe në probleme me frymëmarrjen. Njihemi me një fakt tro nditës të papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe akt kri minal.

Këto kutia kanë një pullë që ka bllokuar datën e skadencës. Nëse e heq sheh që data e skadencës është 20 dhjetor 2011. Kjo tregon që Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet janë përfshirë në nëj veprimtari kr iminale.

Këto nuk janë mjete mbrojtëse mjekësore por mbetje shëndetësore që duhet të asgjesoheshin. Mjekët janë të pambrojtur dhe i rrezikohet shëndeti. Për këto maska janë paguar edhe para dhe Ministria është përshirë në një kr im të manipulimit duke i vendosur në dispozicion mjekëve mbetje.
Kam dy apele nga qendra shëndetësore e Kamëz

Prokurori i Përgjithshëm, ky është një kr im i rëndë, me përgjegjëse ministren e Shëndetësisë për t’i dhënë mjekëve mbetje. Sot gjithë shqiptarët i kanë sytë nga mjekët dhe personi mjekësor. Cënimi i jetës së tyre është cënim për jetën e gjithë qytetarëve.

Kërkuam marrjen e masave edhe në vendin tonë. Ka nevojë për përgjegjshmëri, përulësi dhe fonde për të pajisur mjekët. S’ka nevojë për propagandë dhe shfaqje.

Qeveria të lërë propagandën dhe të mbrojë stafin mjekësor. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që në këtë moment pa asnjë vonesë të urdhërojë të gjithë prokuroritë e rretheve të sekuestrojnë këto kuti të skaduara të mjeteve spitalore që mjekëve i janë dhënë për të përballuar situatën me koronavirusin.

Në përgjegjësinë tonë për të denoncuar çdo gjë që cënon jetën e personelit mjekësor dhe të gjithë qytetarëve”, tha Bardhi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakThirrje se si të gjithë mund të ndihmojnë kundër përhapjes së koronavirusit
Artikulli tjetërGjendet një burrë i pajetë tek Kopshti Zoologjik, ja çfare dyshohet