6 viktimat nga COVID-19 në vendin tonë. Ndërkohë numri i të prekurve rritet nga dita në ditë. Së fundmi, dy të rinj kanë rezutluar të infektuar në qytetin e Elbasanit.
Shqipëri- Shkon në 6 numri i viktimave në Shqipëri nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se tek Spitali i Infektivit humbi jetën pacientja 71-vjeçare, e infektuar me COVID-19. Sipas ministrisë, e moshuara ndodhej në terapi intensive, ( në frymëmarrje të drejtuar). Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy rinj në Elbasan janë të infektuar me COVID-19. Mësohet se ata janë vëllezër dhe se babai i tyre është gjithashtu i infektuar dhe ndodhet tek Spitali Infektiv në Tiranë.Një ditë më parë ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i të infektuarve ka arritur në 146, 17 prej të cilëve janë shëruar, mes tyre një mjek dhe një infermiere. Po kështu, harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Të infektuar ka edhe në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Kavajë e Elbasan Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements