Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Maminas, ku është takuar me anëtarët e familjes Baruti, përfitues të bonusit të qirasë, pasi iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26-nëntorit.
Advertisements
Kryeministri iu dha garanci se banesa e tyre do të ndërtohet, dhe se puna do të nisë në muajin maj. Gjatë bisedës nuk munguan as batutat e kryeministrit me të vegjëlit e familjes, që iu dha edhe porositë e tij. Një prej tyre, lidhej me faktin se shtëpitë e reja do të jenë të izoluara, duke evituar edhe zhurmat e papërshtatshme, ku nuk mungoi edhe një shembull i sjellë nga Rama, ku një çift i prekur nga tërmeti, të sapofejuar, ndanë çadrën në mes, ndërkohë që në pjesën tjetër të saj qëndronin prindërit e djalit.
Biseda në familjen Baruti:
Advertisements
Edi Rama: Hajde ulu ulu këtu…
Kryefamiljari: Ka rënë peshë e rëndë
Edi Rama: Tani për pesha të rënda jemi ne se për pesha të lehta…
Kryefamiljari: Hallall ta bëftë zoti
Edi Rama: Uluni uluni si në shtëpinë tuaj. E mirë qenka shtëpia. Shtëpia tjetër është e dëmtuar
Kryefamiljari: Ju falenderojmë shumë
Edi Rama: Tani si shtëpia jote s’ka, por kjo tani është e përkohshme, atë tjetrën do e bëjmë më të mirë se çe kishit.
Kryefamiljari: Ishim në shtëpi me djalin, dy pleqtë, tri nuse dhe dy kalamajtë
Edi Rama: Do e bëjmë tamam.
Kryefamiljari: Shumë faleminderit.
Edi Rama: Bashkia e Shijakut ka punuar në mënyrë shembullore, kemi projekte shumë të mira këtu. Të hënën dhe të martën do të hapet gara, brenda muajit do kemi rezultatet dhe në maj do nisë puna për ndërtimin e shtëpive. Hajde gëzuar, jepja mamit, shërbeji mamit (I jep gotën me lëng). Sa vjeç je ti?
Fëmija: 7
Edi Rama: A qenke më i madh se Zaho ti. Gjyshi ti kesh të gjithë me jetë. Me mësime si shkon?
Fëmija: Mirë
Edi Rama: Çfarë merr? 8,9?
Fëmija: 9
Edi Rama: Mos merr më 8 se më shkatërrove… Po ti?
Fëmija 2: Mirë
Edi Rama: Po flokët i ke si Cristiano Ronaldo
Fëmija 2: E kam të preferuar
Edi Rama: Po ti vete në shkollë?
Fëmija 2: Ëmhë
Edi Rama: Apo ëmhë…? Shihni mësimet se të tjerat i sheh mami me babin dhe ne. pa mësime s’keni ku të shkoni. Mos të jenë gratë në Shqipëri, burrat flasin me vete rrugëve.
Kryefamiljari: Po ça ti bëj më…
Edi Rama: Të falenderosh Zotin çdo ditë që e ke, jo po po. Ta bësh. Po i mirë ëëështë ë i urtë… e keni kolauduar marrëdhënien
Gruaja: Deri tani mirë kena ec.
Nusja: Shumë mirë kanë ec.
Edi Rama: Fjalë të mira po dëgjoj. Se vajta tek njëri unë, në çadër, kishin ndarë çadrën në mes. I thashë ça bën? Më tha, s’do pres tërmetin unë, unë u fejova kur ra tërmeti… tërmet brenda dmth. Kështu që edhe ju, do vijë i 15-i, i 16-i. (referuar nipave dhe stërnipave të familjes Baruti). Edhe shtëpia e re, do të jetë e izoluar që të mos dëgjohet zhurma e tërmetit nga dhoma tjetër.
Banori: Si e atij në çadër?
Edi Rama: Po si e atij. (qesh).
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!