Çfarë janë viruset, ku jetojnë dhe pse janë të rre zikshëm për njeriun

Të mbyllur në shtëpitë tona, me sy e veshë të ngërthyer nga lajmet, po përjetojmë një fazë kritike të mbijetesës njerëzore, ku janë në dyluftim qënia biologjike më e organizuar në natyrë “NJERIU”, me qënien më të thjeshtë por tejet rezultative në agresivitetin e tij shkatërrues, “VIRUSIN”.
Trupi i njeriut ka afërsisht 100 miliardë qeliza dhe afro 300 miliardë mikroorganizma, si baktere, viruse etj., në organet e tij të brendëshmë e të jashtme si gojë, stomak, zorrë, gjak, lëkurë. Me natyrën e viruseve u njoha në vitet 1982-87 në Universitetin “Aristotel” të Selanikut, në fillim në Biokimi, pastaj në Gjenetikë dhe më shumë në lëndën e Virulogjisë me profesorin N.K., i cili sapo kishte kryer doktoraturën e tij në Angli mbi viruset .

Advertisements

Çfarë janë viruset ?

Viruset u zbuluan nga fundi i shekullit të 19-të nga shkencëtarë rusë në gjethen e duhanit si sëmundje e “Mozaikut të gjetheve të duhanit”. Ky mikroorganizëm i sapozbuluar u quajt “virus =helm” nga latinishtja, dhe në greqisht “ιός = helm” nga greqishtja e vjetër. Viruset janë mikroorganizmat më të vogla që janë zbuluar në natyrë deri më sot. Për të kuptuar madhësinë e tyre, mjafton të themi se një bakter mund të ketë në trupin e tij me mijra viruse; imagjinoni se sa viruse mund të jenë brenda në një qelizë ! Gjithashtu viruset janë mikroorganizmat më të thjeshta nga ana biokimike, në të cilat gjenden dy nga lëndët bazë të botës së gjallë, acidet nukleike (ADN ose ARN) dhe proteinat. Por këto janë të pamjafueshme që viruset të riprodhohen vetë, të kryejnë metabolizëm apo funksione të tjera jetësore, ashtu siç kryejnë gjithë organizmat e tjera të gjalla. Prandaj viruset nuk përfshihen në grupet e mikroorganizmave të tjera të gjalla si bakteret etj., dhe për këtë arsye bota shkencore akoma nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes; – a mund të quhen viruset mikroorganizma, ose gjallesa ?! Akoma deri sot ka vetëm një përgjigje, që më 1957, nga shkencëtari Lëoff i cili ka thënë “Virusi është virus”.

Advertisements

Ku jetojnë viruset ?

Viruset jetojnë vetëm kur janë ngjitur ose futur në qelizat e organizmave të tjera qofshin këto baktere, bimë, kafshë, shpendë ose njerëz. Viruset kanë preferencat e tyre, disa futen tek qelizat e sistemit imunitar të njeriut si SIDA (HIV), disa janë të gripit, tek mushkëritë siç është koronavirusi nCovid-19 që po tmerron njerëzmin.

Pse janë të rrezikshëm viruset për njeriun ?

Duhet të sqarojmë se mekanizmi i veprimit të viruseve është në përgjithësi i njëjtë, si tek mikroorganizmat, ashtu edhe në botën bimore dhe shtazore. Viruset futen në qelizat e një organi të trupit njerëzor duke e “pushtuar” atë. Ose më saktë duke pushtuar mënyrën e shumimit të qelizave. Në këtë mënyrë, qelizat që nga natyra e tyre shumojnë vetveten, tani, “të pushtuara” nga virusi, nuk do riprodhojnë vetveten, por do riprodhojnë me miliona viruse të tjerë. Dhe në vend që trupi të furnizohet me qeliza të tjera të domosdoshme, furnizohet me viruse që e helmojnë atë. Përfundimi; p.sh. tek mushkëritë, qelizat të cilat bëjnë një punë të caktuar për jetën dhe funksionimin e mushkërisë, tanimë “të pushtuara” nga viruset, nuk do bëjnë më “detyrën” e tyre, por diçka tjetër, e cila çon në shkatërrimin e organit njerëzor deri në vdekjen e njeriut. Prandaj ky “pushtim” nga viruset quhet “infeksion – λοίμωξη ”

Si luftohen viruset ?

Eshtë e ditur se gjysma e vdekjeve njerëzore shkaktohen nga viruset, ato që në gjuhën e mjekësisë quhen viroza dhe luftimi i tyre është shumë i vështirë, sepse viruset gjenden brenda qelizave të gjalla, dhe me metodat e thjeshta farmaceutike do duhej të vrisje qelizat, që të zhdukej virusi. Gjithashtu viruset ndryshojnë shpejt, ndyshime që shkenca i quan mutacione, dhe kjo e rrit vështirsinë tonë për ti luftuar. Ashtu si edhe po ndodh me koronavirusin nCovid-19 Shkenca e bioteknologjisë ka përparuar në luftimin e viruseve duke përdorur metoda dhe mjete shumë të komplikuara. Në rastin e koronavirusit nCovid-19, i cili nuk njihej më parë, shkencëtarët arritën shumë shpejt të studjojnë përbërjen e këtij virusi, të identifikojnë organin njerëzor të sistemit të frymarrjes që ai infekton, si edhe mënyrën e përhapjes së tij. Mbetet të gjendet mënyra e luftimit të tij, apo e kufizimit në atë masë që të mos jetë vdekjeprurës. Asnjë nga ne nuk e di nëse e ka virusin në trupin tij. Dhe neve nuk na mbetet veçse të ruajmë veten dhe tjetrin, duke mos infektuar njeri –tjetrin, të ruajmë higjenën personale, dhe të forcojmë sistemin tonë imunitar duke marrë ushqimet e duhura.

A ka viruse të dobishme ?

Do thoni; pyetje provokative në këtë kohë dramatike për njerëzimin. Por e vërteta duhet thënë. Kur shkencëtarët zbuluan metodën e futjes së virusit në genet e qelizave dhe mënyrën e shumimit të tij, nuk dihej se kështu po hapej një degë e re e shkencës, që sot quhet BIOTEKNOLOGJI, me përfitime kolosale për jetën njerëzore. Ekzistojnë viruse që luftojnë viruse të tjera të dëmshme, baktere etj., dhe gjithashtu ekzistojnë edhe viruse të dobishme në lëkurën tonë, në gjak, zorrë etj. Viruset përbëjnë një nga mekanizmat e Inxhinierisë Gjenetikë për të prodhuar ilaçe dhe për perfitime të tjera praktike. P.sh. po punohet për marrjen e geneve të dritës nga xixëllonjat dhe futjen e tyre tek pemët dekorative, të cilat do ndriçonin natën të gjitha rrugët, parqet dhe kopshtet tona duke kursyer energjinë elektrike.

Sfida e njerëzimit

Të mbyllur në shtëpitë tona, me sy e veshë të ngërthyer nga lajmet, po përjetojmë një fazë kritike të mbijetesës njerëzore, ku janë në dyluftim qënia biologjike më e organizuar në natyrë “NJERIU”, me qënien më të thjeshtë por tejet rezultative në agresivitetin e tij shkatërrues, “VIRUSIN”. Të shpresojmë… Të shpresojmë së pari në mbarimin e kësaj lufte me sa më pak viktima. Më pas pyetja ka të bëjë me moralin e shoqërisë njerëzore. Atëhere, kur në vend të përgjigjes se “çfarë është virusi ?”, do të dimë ti përgjigjemi pyetjes, “çfarë është NJERIU ?”…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArjola Shehu tregon arsyen e forte pse është single prej 2 vitesh(Video)
Artikulli tjetër“S’e dua vjehrrën, më pëlqen s*ksi në kuzhinë”, Alesia Bami i kthehet Inës së “Përputhen”: S’i kam këto dëshira ek streme, do jetoja me…